Home Editorial Pse problemi ...

Pse problemi kryesor mbetet Opozita?

678
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video, ndaj kliko për ta parë)

Përherë në një shtet demokratik problem kryesor është Qeveria dhe qeverisja e një shumice. Sepse qeveria duhet të mbajë premtimet dhe opozita rri si qeni roje ndaj qeverisë që ajo të korigjohet dhe kur nuk ka zgjidhje e rrëzon me votë popullore.

Por në Shqipëri vitet e fundit ka ndodhur e pabesueshmja; opozita nuk bind njeri, opozita nuk ngjallë besim, opozita rrihet mes vetes, opozita zihet për vulën dhe zyrat e partisë, opozita është kthyer në problem kombëtar që kërkon zgjidhje.

Pa një opozitë të besueshme dhe kredibël, edhe qeveria bën si të dojë. Natyrisht që duhet stopuar qeverisja, por me kë ta bllokosh në shkeljet e ligjit apo korrupsionin që ajo bën; me këtë opozitë?!

Me këta drejtues opozite që kanë 30 vite e kusur në politikë dhe nuk dijnë të ikin dhe t’ju lëshojnë vendin një brezi të ri që ka pasion e përgjegjeshmeri se si mund të ndryshohet qeverisja?!

Si mund të rrëzohet kryeministri Edi Rama, kur ka përballë politikanë që kanë mbi supe akuza me shumë se sa vetë qeverisja?! Si rregull është qeveria që ka probleme me qytetarët dhe ligjin.

Ndërsa këtu opozita është kthyer në një shqetsim të madh kombëtar. Një vend pa opozitë serioze dhe të shpresëdhënëse, është një vend pa demokraci funksionale.

Por pasojat bien mbi qytetarët e vendit, sepse politikanët i kanë zgjidhur punët e tyre.

Një opozitë që e ka hallin të vilat dhe te xhelozia se si po pasurohet qeveria me shumë se sa vetë opozita; quhet një opozitë e vdekur dhe që e shkatërron demokracinë, po aqsa një qeverisje arrogante apo e korruptuar.

Opozita në Tiranë ka rënie kuotash publike. Kudo opozita ka probleme, por siç ndodh në Tiranë nuk besohet se ndodh askund, sepse këtu opozita turret të kafshojë shoqi- shoqin dhe jo qeverisjen.

Këtu në Tiranë opozita kacavaret në dritaret e parlamentit në vend që të kacafytet në bulevard me qeverinë.

Këtu opozita gëzohet se hodhi ca tymçe në sallën e parlamentit, ndërkohë që duhej që sheshi para kryeministrisë të ishte tymnajë e madhe derisa qeverisja të ndryshohet.

Këtu opozita nuk ka përkrahje në Perëndim dhe sidomos në SHBA, kur duhej që ajo të kishte aleatë pikërisht në Uashington dhe Bruksel.

Këtu opozita shikon punët e saja, kur duhej që ajo të ishte në krye të turmave popullore.

Këtu opozita, ka mundësi, që bën sikur lufton kryeministrin , por vetëm me fjalë, pasi nuk ka organizim popullor.

Këtu në Tiranë, opozita ka vdekur përsëgjalli!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit