Home Ekonomi Punësimi dhe ...

Punësimi dhe rritja e pagave deri në 40%, ministrja e re tregon sesi do të realizohen

257
0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tregon sesi nxitet punësimi në këtë mandat, ndërsa foli edhe për rritjen e pagave në sektorin shtetëror dhe atë privat.

”Qeveria do të vazhdojë investime të mëdha që shoqërohen me punësim në sektorë që janë të lidhur me punën si, turizmi, bujqësia. Nga ana tjetër, qeveria do të ndihmojë sipërmarrjet e vogla. Ka një sërë masash në programin e qeverisë që do të ndihmojnë biznesin e vogël me qëllim që të ketë një zhvillim të punësimit në këtë sektor. Nga ana tjetër, ka projekte të mëdha, si ai i Durrësit, ku pritet të ketë zhvillim në turizëm, por edhe një numër të madh të punësuarish”.

Po ashtu është premtuar në 4-vjeçarin e ardhshëm një rritje e pagave me 30 deri në 40% në administratë. A është i realizueshëm një premtim i tillë?

”Synimi kryesor i kësaj është se shteti shërben si target edhe për privatin. Ne synojmë që edhe nëpërmjet të rritjes së pagës minimale, synojmë nxitjen e pagave edhe në sektorin privat dhe jo vetëm në sektorin shtetëror. Ndonëse deri tani masa e rritjes së pagës nuk ka qenë në të njëjtat nivele, pagat mesatare në sektorin privat janë rritur me 25%. Ne do të donim që ato të vazhdonin rritjen. Ne kemi të parashikuar në program një fokus në digjitalizim dhe teknologjinë e informacionit të cilat vijnë të shoqëruara me paga më të larta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit