Punime në rrjet, ndërpritet energjia elektrike në disa lagje të Tiranës

OSHEE njofton se do të ndërpresë energjinë elektrike për dy orë duke filluar 15 minuta pas mesnatës së sotme në disa zona të Tiranës me qëllim mirëmbajtjen e rrjetit.

Zonat të cilat do të preken janë: Kodra e Priftit, Shkoze, zona pranë Depos së  Ujit, rruga “Todi Shkurti”, (prane pallateve Grand), Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare ne Dajt, Garda, Televizioni Neës 24, Zonat prane Depos se Ujit, prane Sanatoriumit,

Kodra e Kokonozeve, rruga “Pasho Hysa”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate prane Oxhakut te ish-shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farke, Zona rreth Qytetit “Studenti”,  Zona e ish Uzina Traktorit,

Shkoze (pjeserisht), Arkivi, Shkoze 2.

Energjia elektrike do të ndërpritet duke filluar nga ora 00:15 deri në 02:15 të datës 17 qershor.

SHKARKO APP