Home Forum Pushteti i pë...

Pushteti i përvetësuar padrejtësisht, kaos do prodhojë

9
0

Nga Orjola Pampuri*

Edi Rama, trumbetove me të madhe një mandat për të cilin vure në dispozicion të gjithë “armatën” e mundshme që kishe nga administrata, paratë e taksapaguesve, legalizime, shtepi tërmeti, leje ndërtimi, kontrata pune në administratë të përkohshme, gjithçka që kishe mundësi jashtë çdo kufiri të normalitetit, jashtë çdo perceptimi të një mendje normale, dole e trumbetove mandatin e tretë si një arritje të madhe të punës tënde si kryeministër.

Por ajo që mund të thuash për ty është që je veçse një dështim, po po një dështim pasojat e të cilit po i vuajnë ne kurriz njerëzit e ndershëm, hallexhinjtë, intelektualët e këtij vendi, të rinjtë, pra gjithkush që jeton, punon e mendon ndryshe nga ty dhe sëra jote.

Është e pafalshme për ty, kjo që po i ndodh këtij vendi, ku kontrollin e kanë marrë bandat e “të fortët” me armë e grushte, dhe kjo falë teje, sepse drejtësia, e ndëshkimi, nuk egziston. Si nënë, si motër më dhëmbi shpirti për djalin 20 vjeçar që humbi jetën, në ditën që nisi të shpresonte që duke punuar do mund të mbijetonte.

Po ç’dhembshuri ke ti! C’dhembshuri kanë ata që jetojnë duke shkatërruar jetët e të tjerëve? Dhe ti je njëri ndër ta. Lejove në këto 8 vite të lulëzojë krimi e droga, pandëshkueshmëria, dhe këtë, pikërisht këtë e quan arritje! Mjer ky vend me ty, për aq kohë sa do e mbash atë karrige.

*Oriola Pampuri, deputete e zgjedhur e PD

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit