Pablo Materas i është hequr titull si kapiten i Argjentinës dhe është pezulluar së bashku me dy shokët e skuadrës për komente diskriminuese dhe ksenofobike në postimet në rrjetet sociale.
Unioni Argjentinas i Rugby ka thënë se dënon rëndë komentet e bëra nga Matera, Guido Petti dhe Santiago Socino në vitet 2011 dhe 2013.
UAR ka njoftuar se janë takuar menjëherë me të tre lojtarët, ndërkohë që diçka e tillë ka ndodhur përpara ndeshjes me Australinë ditën e shtunë.
Matera, 27 vjeç ka kërkuar falje për një veprim të tillë, teksa ka shtuar se ndihet i turpëruar nga ato komente.
Llogaritë e lojtarëve u mbyllën menjëherë ditën e martë, por statuset e tyre kishin bërë xhiro, teksa mbanin një qëndrim jo fort të pranueshëm ndaj njerëzve me ngjyrë dhe atyre të kombeve të tjera.
Matera ka fituar 69 ndeshje dhe i udhëhoqi Pumas në një fitore të famshme ndaj Zelandës së Re më 14 nëntor.
Discussion about this post