Home Kronike “Qesja e verd...

“Qesja e verdhë kishte sfungjer”, Kryemadhi për Inceneratorin e Tiranës: Makina e derdh në vendgrumbullimin e vjetër

112
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shpjeguar me detaje videon e kapur me dron që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi tha se qesja e verdhë përmbante sfungjer me material të rickliueshëm dhe makina e ka derdhur në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve dhe pa bërë diferencimin e tyre.

Monika Kryemadhi: Vajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin.

Blendi Fevziu: Ku e hodhe qesen, në çfarë zone të Tiranës?

Monika Kryemadhi: E kam hedhur diku në Laprakë, kjo makinë u ndodh në të gjitha pikat e grumbullimit, hyn në Incenerator, peshohet dhe më pas bëhet diferenccimi i mbetjeve. Ja momenti kur vijnë të gjitha makinat, pasi procesi i grumbullimit të mbetjeve bëhet nga 3 kompani.

Blendi Fevziu: E kapët me dron pamjen?

Monika Kryemadhi: Po patjetër, është sfungjer me material të riciklueshme, që në moemntin që futet në makinë shtypet dhe më pas rikthehet në formën e hapur. Makina e ka derdhdur në vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Nuk e ka derdhur në landfill.

Blendi Fevziu: Po landfill shërben ai…

Monika Kryemadhi: Jo zoti Fevziu, këtu është problemi i lojërave. Ja, 50 metra katrorë ka mbjellë me lule e pemë. Patjetër që ka bërë landfill të ri. /Tv Klan/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit