Rama: Brenda këtij viti shumë qendra të banuara do kenë 24 orë ujë

Kryeministri Edi Rama siguroi se një pjesë e mirë e qendrave të banuara në Shqipëri brenda këtij viti. do të kenë 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa shtoi se Tirana do të mbetet e fundit për shkak të shumë investimeve që po bëhen këtu.

”Sot jemi në kushtet kur themi se brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe në qendra të banuara të Shqipërisë dhe më pas Tirana ku investimet janë masive dhe do duhet pak më shumë kohë në përmbylljen e plotë të tyre. Sidomos mbështetje e dy qeverive dhe BE, janë kyçe jo thjeshtë në aspektin e fondeve apo të ndërtimit të infrastrukturës, por në aspektin e shoqërimit gjatë gjithë procesit me rritjen e kapaciteteve. Jemi akoma mbrapa sepse në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve në RSH janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes si rezultat i shpërfilljes së nevojave bazë për një ndërmarrje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuara”.

SHKARKO APP