Home Aktualitet Rama: Fëmijët...

Rama: Fëmijët e mjekëve që humbën jetën nga covid do të marrin pagën e prindit deri 18 vjeç

127
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 4 vendimet e para të qeverisë së re. Në këto 4 vendime përfshihen:

Projektligji për administratën

-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës

– Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

-Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim

Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.

Projekti tjetër është projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e veçantë me një mbështetje dinjitoze për ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën në mbrojtjen e kombit. Do të përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç. Sipas kategorive do të përfitojnë edhe fëmijët prindërit e të cilëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Po ashtu do të përfitojnë fëmijët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në mbrojtjen e rendit publik, ata që janë “Dëshmor i atdheut”. Të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18-vjeç.

Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim e cila bazohet në disa modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, qëllimet apo problematikat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Po ashtu agjencia do të sigurojë njohjen e insititucioneve që qeverisjes qendrore. Këto janë katër vendime me një domethënie të veçantë që adresojnë në mënyrë konkrret përkushtimin e qeverisë. Që shteti shqiptar të jetë pranë të gjithë atyre që janë në nevojë duke qenë pranë hallkës më të dobët, fëmijëve jetimë. duke e çuar në një nivel tjetër transparencën tonë me median dhe publikun”- tha Rama

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit