Home Aktualitet Rama: Hekurud...

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë është në rrugën e duhur dhe aktualisht është në proces analizimi

125
0

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se hekurudha Durrës-Prishtinë është në rrugën e duhur dhe aktualisht është në proces analizimi. Ai e konsideroi këtë projekt të përbashkët mes dy qeverive. Rama theksoi se e rëndësishme është që Shqipëria 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur.

”Ky është një projekt që e kemi në trajtim bashkë me qeverinë e Kosovës. Ne punojmë bashkë dhe të tjerat janë barcaleta për thashetheme mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë dhe hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize. Do duhet të presim studimin dhe pastaj do fillojmë procesin e financimit.

Nuk janë vepra që i themi sot dhe fillojnë sot, kërkojnë kohën e tyre të maturimit. Rëndësi ka që Shqipëria e 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur. Pastaj varet nga shumë gjëra realizimi, por kjo është futur në rrugë dhe nuk është një premtim qe kalon bashkë me fushata dhe zgjedhje, por është një projekt i përbashkët i dy qeverive”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje investitorëve të Kosovës që të vijnë të investojnë edhe në Shqipëri. Rama tha se ata nuk duhet të ndihen si investitorë të huaj, pasi Shqipëria është shtëpia e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit