Home Kosova Rama: Heqja e...

Rama: Heqja e kufirit alarmon Brukselin më shumë se Beogradin, Kosova e ka fituar luftën

249
0

Çështja e tensioneve në veri të Kosovës, nuk u la pa u trajtuar nga studentët që studiojnë Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se heqja e kufirit alarmon Brukselin më shumë se Beogradin.

”Në vite ka pasur herë pas here udhëheqës që kanë bërë deklarata të tipit ”do heqim kufirin”, njëri për Vit të Ri, tjetri për Krishtlindje, dhe asnjëherë nuk është hequr. Kjo sepse në momentin që t’i thua do heq kufirin, alarmon të gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin.

Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarë e serbë të Kosovës, por këtu është shumë e qartë që nuk po kërcënohen dhe asgjë, por janë nga më të përkëdhelurit dhe e bën Kosovën një shembull për mënyrën si duhet trajtuar një pakicë. Edhe pse unë nuk e kuptoj sesi mund tu paguhen edhe faturat e dritave. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve.

Manovrat teatrale mund të sugjestionojë publikun serb që mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që kanë mjete për të mbrojtur vëllezërit që nuk kërcënohen nga asgjë, apo njerëz që në Facebook, shikojnë vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu s’kishit lindur akoma. Njohja e Kosovës është kapitulli final”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit