Rama i gjen punë në Kryeministri ekselentes që më 25 prill garoi për Jozefina Topallin në Dibër

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me “ekselentët” që kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend.

Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sandra Xheleshi, e cila u prezantua si një e re që kishte mbaruar studimet në Britani të Madhe dhe që tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.

PJESË NGA BISEDA:

‘Të dua në Kryeministri’/ Rama i gjen punë ekselentes, më 25 prill e reja garonte për Topallin

E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe jetoj në Britani. Kam mbaruar bachelorin në shkenca politike. Punoj me ambasadën. Kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri.

Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit meqë je këtu në Tiranë se nuk dua të më lësh të ikësh ndoshta. Do flasësh me të, ndoshta sot mbasdite ose nesër.

Po kush është e reja?

Nga një kërkim elementar në internet, rezulton se Xheleshi nuk e ka për herë të parë daljen në politikë. Xheleshi pasi ka përfunduar studimet për shkenca politike në Angli, testin e parë e bëri në qarkun e Dibrës, ku edhe kandidoi për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli. Ajo mbante numrin 1 në listën e qarkut, por arriti që të siguronte vetëm 154 vota. Por Xheleshi është aktivizuar edhe politikisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar në fushatën e laburistëve, sidomos në fitoren e liderit aktual, Keir Starmer, një centrist që zëvendësoi majtistin Jeremy Corbyn. Vallë ta dijë Rama që e reja nga Britania e Madhe ka sfiduar kokë më kokë për vota, gjithashtu “anglezin” e tij, Lavdrim Krashin. Jo për gjë, por do të duhet të punojë ngushtësisht me të në Kryeministri. Apo për të mirën e vendit, ia vlen sakrifica? A e ka ditur Rama më parë që ajo ka qenë e aktivizuar me Topallin, apo gojët e liga që flasin për një rekrutim në radhët e administratës për nderet politike kanë të drejtë…?

Burimi: Dosja.al

SHKARKO APP