Home POLITIKE Rama: Kopshti...

Rama: Kopshti Zoologjik njësoj si stadiumi, edhe kjo strukturë në zemër të Tiranës

245
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e kopshtit zoologjik në Tiranë, tha se tashmë qytetarëve, fëmijëve të Tiranës u është krijuar një hapësirë fantastike.

“Jemi sot në këtë Zoo Park të Tiranë, një hapësirë fantastike. Një mjedis i rilindur tërësisht dhe i pakrahasueshëm nga çfarë ishte më parë. Një kopsht Zoologjik me hapësira fantastike, për kafshët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit. Është një hapësirë mësimi dhe edukimi me botën e kafshëve. Kopshtet zoologjike nuk janë në çdo qytet. Ne së bashku me Ministrinë e Arsimit do të organizojmë edhe ekskursione në shkolla të tjera të vendit për të ardhur në këtë kopsht. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan. Më vjen mirë që njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit duke ua lehtësuar shumë prindërve rrugën për të ardhur deri këtu”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit