Rama në Athinë, u prit si lider dhe u përcoll si shpresë

Nga Albert Vataj

Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Athinë, në një situatë jo të mirë politike me Greqinë. Por ajo çfarë shënoi këtë vizitë ishte përtej çdo parashikimi. Ai u takua me me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’, Athinë, në një detë famujsh dhe stuhi entuzizmi. Një takim ky që çdo fjalë do të ishte e pamundur të ta përcjellë atmosferën mirëseardhëse, jashtë dhe brenda stadiumit.

Asnjë zog shqiptari nuk ka mundur ta ngre kaq lart qiellin e ambicies për të guxuar, të kemi edhe ne vendin e merituar në këtë botë, e cila edhe pse nuk ishte dashamirëse për popujt e vegjël, e ka të pamundur të mos dëgjojë oshëtimën e atij zëri që dridh themelet.

Nga gjithë Greqi, i madh dhe i vogël, pati arsye të ishte sot aty, jo për të bërë një foto apo për të regjistruar një video, për ta ndarë më pas në rrjetet sociale, por për të qenë dëshmitarë i një ngjarjeje historike. Për të besuar sot dhe për ta lënë testament nesër, po, se isha edhe unë atë ditë magjike kuq e zi në stadiumin grek. Isha edhe unë ajo zemër që ju blatua një zëri që foli me zemër dhe na drithëroi në shpirt, një zjarri që kalli çdo frymëmarrje dhe ndezi në çdo vullnet që ju dha këtij momenti të papërsëritshëm.

Rama dëshmoi sot se është një lider dhe se shkoi për të takuar komunitetin shqiptar të Greqisë, i bindur se do të hidhte farën e shpresës tek ajo copëz shqiptarie vetëmohuese. Shkoi siç edhe ai vetë nuk do të mund ta përjetonte ngjyrshëm dhe shpirtshëm sa ç’ishte reale në syt tanë dhe ëndjen e botës.

Atmosfera e papërshrueshme që parapriti, përcolli dhe përjetoi këtë takim të Kryeministrit të Shqipërisë, ishte e denjë për një altar. Në fjalën e tij, foli shpirti dhe arsyeja, mori zë heshtja dhe u përpush vrullshëm hezitimi, u bë me krah çdo zog që përpëlitej në kafazin e kufizimeve, për t’iu lëshuar shpengueshëm një qielli që valëvijnë flamujt kombëtar dhe shuguron hyjshëm shpresa.

Rama ishte sot me ta, për t’i dëshmuar se nuk janë vetëm, dhe për t’i treguar përmes tyre gjithë botës, se jemi një komb i madh në zemrën që jepet dhe vullnet që nuk druhet të ndeshet, në dëshmimin e të drejtës për besuar se i përkasim të sotmes dhe të ardhmes, dinjitetshëm.

Fjala e tij do të jetë “bibla” e shqiptarëve kudo ku ato ndodhen, në një përpjekje ngadhënjyese për të shndërruar një vend të huaj në shtëpinë e perspektivës së tyre dhe familjeve të tyre.

SHKARKO APP