Home Aktualitet Rama në Këshi...

Rama në Këshillin e Atlantikut: Njohja e plotë e Kosovës nga Serbia sjell paqe në rajon

144
0

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u pyet edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e shihte ai zgjidhjen. Përsa i përket konfliktit Kosovë-Serbi, i pyetur nga presidenti i Këshilit të Atlantikut Frederick Kempe, kryeministri Rama përsëriti qëndrimin se ajo që ndodhi në Banjskë ishte një akt kriminal që duhet dënuar dhe jo nderuar siç bëri Beogradi.

”Ajo që ndodhi në ngjarjen tejet tragjike (në Banjskë) ishte shenjë shumë e fortë dhe këmbanë e mirëfilltë alarmi dhe potencialisht që një çeshtje e tillë e pazgjidhur bëhet një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Në këtë aspekt është shumë e madhe përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejt por edhe përgjegjësi e Beogradit, i cili nuk e dënoi por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të dyfishojmë përpjekejet për të bërë paqe.

Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen dhe qëndrimin e autoriteteve të Kosovës, duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe. Me këtë Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës ka treguar vullnet për të ecur përpara për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit