Home Aktualitet Rama nuk kurs...

Rama nuk kurseu as Afrim Qëndron: Do bëhet kryetar bashkie kur unë të bëhem Gazment Bardhi, e solla në Vlorë për të mbushur gropat

15
0

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, Rama ka pasur mjaft kritika për socialistët të cilët janë në krye për sa i përket këtij qarku.

Burime të Fax News, bëjnë me dije se ka qenë mjaft i ashpër edhe ndaj kryetarit të partisë socialiste të Vlorës dhe të këshillit bashkiak.

“Na keni bërë bolori”- mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërsa lidhur me përgatitjen që Afrim Qëndro mund të ketë bërë për t’u bërë kryetar bashkie, Rama ia shuajti shpresat.

Në fjalën e tij ai u shpreh i ashpër dhe i prerë duke thënë:

“Afrimi do bëhet kryetar Bashkie kur unë të bëhem Gazmend Bardhi. Në Vlorë e kam sjellë për të mbushur gropat”.

Siç duket Ramës nuk i ka pëlqyer aspak fakti që çështja me Dritan Lelin është bërë kaq e madhe nga ana e Këshillit bashkiak dhe nga Kryetari i PS në qarkun e Vlorës, Afrim Qëndro i cili mesa duket ka pretenduar të jetë ai kryetari i ardhshëm i bashkisë.

Pas mbledhjes dhe zhgënjimit të pësuar nga fjalët e Ramës, Afrim Qëndro shihet në videon e mëposhtme teksa shfryn inatin ndaj një qytetareje e cila ishte afruar për t’i kërkuar ndihmë lidhur me diçka. Qëndro është treguar tepër arrogant duke i kërkuar që të largohet dhe ta lërë rehat. / Fax News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit