Home KRYESORE Rama paralajm...

Rama paralajmëron ministrat: Kush shkel Kodin Etik kërkon falje publike ose lë postin

126
0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mbledhjen e parë të qeverisë së re me leximin e kodit etik për anëtarët e kabinetit qeveritar.
Rama deklaroi se të gjithë ministrat duhet ta respektojnë këtë kod.

“Fillimisht si nevojë për të komunikuar me dyer të hapura disa norma të kodit etik të Këshillit të Ministrave dhe më pas për përmbajtjen e vendimeve që e marrim në këtë mbledhje të parë. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet publikisht për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë që sot edhe para publikut përgjegjësinë personale.

Kodi Etik është në fuqi dhe unë do të them vetëm disa pika kyce. Në kod nuk shkruhet as që anëtarët e qeverisë nuk duhet të udhëtojnë business class, as që duhet të shkojnë në kafene apo të drekojnë në restorant përveç se për ditët e punës. Natyrisht nuk e kam fjalën kure janë me punë jashtë Tiranës.

Për udhëtimet e pushimet përgjithësisht janë respektuar dhe kjo ka shenjuar një moment historik. Të shkruhen të gjitha rastet përjashtimore apo të përcaktohet se ministri nuk pranon bileta nga kompani private për veten apo familjen dhe bashkëshortët nuk duhet të përdorin sallën VIP të aeroportit nëse nuk udhëtojnë me ministrin. Ndalohet përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët pa ministrin.

Dua të them se qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm kornizë normash por mënyrë jetese, ndaj dua të bëj me dije publikisht se në rastin e parë të mos respektimit të pikave, minsitri duhet të kërkojë ndjesë publike dhe nëse e përsërit, duhet të dorëzojë postin në tryezë”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit