Rama për takimin Kurti – Vuçiç në OKB: Seancë pa kuptim!

Kryeministri Edi Rama e konsideron pa kuptim seancën e mbajtur në OKB për dinarin, ku ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në vijim reagimi i plotë i Ramës: 

Ishte një seancë pa kuptim. Është e qartë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm.

Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare.

SHKARKO APP