Home Editorial Rama përdor h...

Rama përdor herë Bashën e herë Berishën!

601
0

(Ky editorial shikohet i plotë si video ndaj kliko)

Mazhoranca i  kërkoi Lulzim Bashës para disa javëve që të votonte Amnistrinë Penale por Basha duke mos e ditur se po luhej nën rrogoz një marrëveshje tjetër, bëri naze dhe nxori disa kërkesa, sa për të bërë sikur po kundërshtonte.

I kërkuan Bashës që edhe Kodin Zgjedhor ta amendonin me PS, por prapë Basha nxori formalisht disa gjëra që të rriste pazarin ndaj tij.

Lulzim Bashës nuk i shkoi në mendje se gjithcka mund të ndodhë në politikë, aq me tepër në Tiranë.

Ndërkohë që Basha shëtiste nëpër Europë dhe linte mazhorancën në pritje në Tiranë, një lëvizje e beftë e nxori jashtë loje Bashën dhe grupin e tij parlamentar.

Kryeministri Rama duke e njohur mirë Lulzim bashën dhe pazaret e tij manavroi duke e kthyer timonin me 180 gradë në drejtim të grupit të Berishës.

U fut në lojë Gaz bardhi me Agron Gjekmarkaj të cilët ofruan bashkëpunim me PS, pasi me këtë mënyre edhe i fusnin brrylin Lulzim Bashës.

Ndonëse PS-ja deklaronte se nuk ka bashkëpunim me “nongraten”, por nën rrogoz ia morën votat për Amnistinë Fiskale dhe me sa duket edhe për Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesit e shumicës dhe ata të opozitës berishiane u ulën për herë të parë përballë njëri-tjetrit në mbledhjen e konstituimit të mekanizimit të ngritur për të amenduar Kodin Zgjedhor, por dhe ligje të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi që më parë kanë bashkëdrejtuar shumë komisione bipartizane të Reformës Zgjedhore, edhe në këtë grup pune do të kenë rolin e dy drejtuesve të këtij mekanizimi në varësi të Komisionit të Ligjeve.

Pas takimit të parë, ata pranojnë se ky është një hap i parë pozitiv për të vijuar me diskutimet thelbësore për ndryshimet e ligjit zgjedhor ku mund të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupimeve të tjera parlamentare.

Ndërkohë sa për ta ironizuar Bashën, foli Damian Gjiknuri. Ai me shpoti tha se “Edhe grupi i Lulzim Bashës ka të gjithë të drejtën të marrë pjesë në këtë grup pune sa herë që e gjykon të arsyeshme.

Të dy, Gjiknuri dhe Bylykbashi edhe pse thonë se nuk është folur për asnjë çështje konkrete në mbledhjen e parë, pranojnë se mes shumicës dhe grupimit që përfaqëson Bylykbashi ka një dakordësi për të bashkuar votat në seancën për amnistinë penale. Për këtë çështje, komunikimi duket se po kryhet nga dy kryetarët e grupeve parlamentare.

Grupi i punës për ligjet me shumicë të cilësuar u ngrit si pjesë e dakordësisë mes shumicës dhe opozitës. Një vend në këtë strukturë iu la dhe Lulzim Bashës, por ai e refuzoi pasi grupimi i tij kërkoi që amendimet në kodin elektoral të përmbylleshin nga komisioni bipartizan që i përfundoi mandati në 21 Mars pa arritur të dalë me një produkt konkret për Reformën Zgjedhore.

Edi Rama mbetet lojtar i fortë që bën gol me të dyja kembët dhe me kokë.

E përdori Bashën dhe e hodhi. Po përdor edhe Berishën dhe po e lë të flasë vetëm të dritarja e shtëpisë.

Nga ana tjetër zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të sjellin rrotacion pushteti.

Tabloja e pasvitit 2025 do të jetë: Edi Rama kryeministër, kurse Berisha –Bardhi dhe Meta prapë në opozitë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit