Rama porositi dhunimin e avokat Mëngjesit? Reagon ministri Balla për Berishën: Kazan me helm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për akuzat nga Rithemelimi për sulmin ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Akuzat e opozitës se dhunimi i avokatit ishte porositur nga Edi Rama, Balla i ka cilësuar si kazan me helm. ”Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”,-shkruan Balla.

Postimi i plotë

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit.

Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

SHKARKO APP