Rama publikon shifrat: Ja sa të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga janari i 2019

Kryeministri Edi Rama, në një status në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë me dije se mbështetja për familjet e reja që gëzohen me fëmiljë, nuk është ndaluar.

 

Ndërsa ka publikuar shifrat, Rama thotë nga janari i 2019 kur nisi programi universal i qeverisë 121, 955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë

SHKARKO APP