Home Aktualitet Rama shkarkon...

Rama shkarkon nga detyra Avokaten e Shtetit që humbi gjyqin me Becchetin

49
0

Avokatja e Shtetit Enkelejda Muçaj është liruar nga detyra me vendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në vendin e saj është emëruar Brunilda Lilo.

Muçaj u bë e famshme pak kohë më parë, kur tha se Shqipëria kishte humbur pak (rreth 120 milionë euro) në betejën me biznesmenin Francesko Beccheti, pasi dëmshpërblimi që ai kërkonte në arbitrazh ishte disa herë më i lartë.

Ndërkohë sa i takon zëvendëses së saj, Lilo ka shërbyer si avokate në gjykatat e arbitrazhit.

VENDIM

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËMTË SHTETIT.

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës dhe  të neneve  21,  pika1, 26,  pika  5,  shkronja “a”, të ligjit  nr.10018,  datë  13.11.2008,  “Për Avokaturën e  Shtetit”, të  ndryshuar, me  propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Znj.Enkelejda  Muçaj  lirohet  nga  detyra  si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Znj. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit