Rama si prestigjiator elektoral – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, Bardhi: Rama ka dështuar me luftën kundër krimit

    Bardhi: Basha do të kandidojë në krye të listës së Tiranës. Berisha kandidon ku të dojë vetë

    Gjykata e Lartë çon për gjykim ish-ministrin Saimir Tahiri

    Petrit Vasili: Rilindja po rrëmben rregullat zgjedhore. Më 1 tetor mbyll dyert e Europës

    Vasili: Mafia pushton Tiranën

    Reshjet, Braimllari: Pushteti lokal në qarkun e Korçës të marrë masa, të mos përsëriten më përmbytjet e vitit të shkuar!

    Largimet, flet Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Pazare të nëndheshme për interesa të pista që s’u shërbejnë qytetarëve

    Presidenti Meta dekoron këngëtarin Ylli Baka: Mbrojtës dhe promovues i trashëgimisë kulturore shqiptare

  • Editorial
    “Asfalti elektoral” grabit pronat e banorëve në Vlorë

    Kryeministri Rama kujtohet pas 10 vitesh për 4 të vrarët e 21 janarit. Lojë elektorale e poshtër!

    Udhëheqës të Kosovës! Mos i merrni gjërat si të mirëqena dhe të dhëna përgjithmonë!

    Diskriminimi ndaj veriut të Shqipërisë, rezultat i monizmit të sotëm politik?

    LSI vazhdon fushatën intensive, kurse Rilindja blen edhe sondazhet!

    Radio gjermane DW: Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim

  • Aktualitet
    Ballkani me sytë nga Covax, Shqipëria renditet e katërta

    Vonesat e vaksinës, ndalohet imunizimi në shumë vende evropiane

    Sherr me bashkëshortin e alkoolizuar, nëna e tre fëmijëve mbyllet në dhomë dhe pi “bar miu”

    Vetëhelmohet 17-vjeçarja në Vaun e Dejës

    “Komunizmi e la Shqipërinë në prapambetje”, Godole: Ne duhet ti njohim personat e përfshirë në diktaturë

    “Pandemia do të ndryshojë fushatën zgjedhore”, Godole: Fituesi përcaktohet nga kapacitetet digjitale

    Grabitet një institucion financiar te Komuna e Parisit

    Grabitje me maska në Kavajë

    Tokat në platformë online – Hidhet “dritë” mbi të dhënat e pronësisë, nga hartat tek parcelat

    Qeveria “Rama” kompensoi vetëm 3% të pronarëve në pesë vjet

  • Forum
    Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Astrit Patozi: Është edhe më e pistë sesa duket

    Astrit Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

    ”Kurbanët e Ramës”, Manjani: Vetëm Ai nuk ka faj, mbrohet duke sulmuar

    Ylli Manjani: Një listë e përbashkët e opozitës është çështja

    Shqiptari i përmbytur  që nuk  mbrohet dot nga çadra e gjeopolitikës

    “Pushteti që rrëzoi Republikën dhe nëpërkëmbi qytetarin”

    Makthi që po e detyron Ramën të “dhurojë” detin

    Përdorimi i viktimave të 21 Janarit për fushatë është më shumë se hipokrizi politike

    Ballkani e injoron, Kosova e bojkoton takimin e ‘mini-shengenit’ Ballkanik në Tiranë

    “Ne do udhëheqim jo me shembullin e fuqisë, por me fuqinë e shembullit”

  • ShowBiz
    Pesë muaj pas infektimit nga Covid-19, Eni Koçi tregon pasojat të cilat po i vuan ende

    Nuk i rezistoi dot, “Buss It” në TikTok shndërron modelen kosovare

    Filmi “James Bond” nuk do të dalë tani, pandemia shtyn premierën për të tretën herë

    Rrëfehet Ema Andrea: Njerëzit donin të më shihnin si target seksual

    Cardi B i dhuron paruke fanses me kancer, reagimi i 11-vjeçares është emocionues

  • Sporti
    PSG fiton me “poker” ndaj Montpellier, 3 gola për 3 minuta (VIDEO)

    Gladbah zhyt në krizë Dortmundin, merr një fitore spektakolare me “poker” (VIDEO)

    Reali bën gati ofertën për Mbappe, 80 milionë euro plus Hazard

    Faktori Ronaldo, portugezi ka shënuar 37% të golave të Juventusit

    Derbi jo vetëm në fushë, tifozët e Tiranës dhe Partizanit përplasen jashtë stadiumit (VIDEO)

    Disiplina dënon trajnerin e Bylisit dhe ekipin e Partizanit

  • Kosova
    Mini-shengeni, Bytyçi: Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në Rajon

    Zgjedhjet e 14 Shkurtit, Bytyçi: Epokë e re për Kosovën, klasa e vjetër po largohet

    Zgjedhjet në Kosovë/ 21 kandidatë rezultojnë të dënuar, partitë politike bëjnë menjëherë zëvendësimin

    Futi luanin ilegalisht dhe e mban në kafaz në një restorant në Gjilan, BE thirrje autoriteteve kosovare të mundësojnë zhvendosjen e tij

    Kurti kërkon arsyet: Faljet e dyshimta të Thaçit të hetohen

    Kurti mund të kandidojë, përplasje në mbledhjen e KQZ-së

    Humb jetën 39-vjeçarja, shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

    Sërish numër i lartë viktimash nga COVID-19 në Kosovë, 289 raste të reja në 24 orët e fundit

  • Magazine
  • WEB TV
    Video editorial i “Koha Jonë”: Mafia italiane, ortake me Rilindjen?!

    Basha: Rama në një shfaqje të çmendur, kërcim pupthi për të shmangur përgjigjet

    ”Hiq njeriun që po e shkatërron vendin”, Basha poston videon: Rama të largohet

    Video editorial i “Koha Jonë”: Lëvizje e lirë me Serbinë, por vendosim kufirin për Kosovën!

    Fierakët këngë për Erdoganin: Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

    FOTO REPORTAZH/ Përmbytjet izolojnë vendin

    Video editorial i “Koha Jonë”: Vjedhje në kohë përmbytje. 700 milionë lekë për kamerat e hidrovoreve

  • Kulture
    ”Marubi”, i vetmi muze i fotografisë në Ballkan

    Për romanin “Bob Legjenda” të autores Arlinda Guma – Portreti i një artisti autoironik

    Beteja e opozitës së bashkuar për shumicën e heshtur!

    Kur përdhoset dhe kënga labe

    Shuhet në moshën 64 vjeçare balerini i mirënjohur Kujtim Hoxha

    Artistja shqiptare renditet në vend të parë, fiton çmimin ndërkombëtar

  • Intervista
    Dhuna ndaj grave dhe vajzave: Nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit të forcave për ta luftuar së bashku

    Ambasadori i OSBE-së: Jemi partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

    Kryemadhi: Programi është gati, fokusi ynë familja, të rinjtë dhe ekonomia. LSI parti që mban fjalën

    Kryemadhi: Opozita ka shumë pika të përbashkëta, 25 prilli është referendum popullor kundër Ramës

    Kandidati i LSI-së për Qarkun Berat, Blenard Nonaj:  25 Prilli, një kapitull i ri për Shqipërinë

    Meta: Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë

    Presidenti Meta: Qytetarët të informohen për vaksinën. Me këtë pandemi s’ka vend për “sekrete”

    Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi

No Result
View All Result

Home Forum

Rama si prestigjiator elektoral

12/01/2021 15:28
in Forum
Rama si prestigjiator elektoral
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

Nga Belina Budini- Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e tij e preferuar është ajo me imazhet dhe dukjen, e cila i shërben pikërisht për të fshehur dhe mbuluar. Njëlloj sikurse i shërben iluzionistit tërheqja e vëmendjes së spektatorit për të fshehur trukun e tij të prapaskenës! Madje sa më shumë të ketë për të fshehur aq më spektakolare është performanca e mbulimit të saj. Pa ekzagjerim apo ekstravagancë nuk ka mbulim efektiv të prapaskenës, kuptohet! Kështu zhvendoset vëmendja ndaj të gjithave trukeve, manipulimeve dhe prapësive të bëra…

Numri i radhës i kryeministrit prestigjiator me sjelljen e mistifikuar të një doze minimale të vaksinës anti-Covid, është tipike prej tij duke peretenduar madje njohje të meritave për shfaqjen e servirur, e cila vijon. Një zëvendësim i menaxhimit qeverisës me menaxhim imazhi. Njëlloj si me tragjedinë e tërmetit të cilën e menaxhoi me sentimentalizmin e telenovelave turke; përmbytjet apo aksidentet me jetë njerëzish të cilat “i zgjidh” me qoka e dorë në zemër; intervistat agresive në ekrane të cilat i përballon me “dalje nga binarët”; krizën e pandemisë në tërësi që shyqyr është në dorë të Zotit dhe kjo është edhe strategjia e tij e përballjes; skandalet, aferat si edhe protestat apo krizat institucionale e politike, të cilat i menaxhon me demonstrim simbolik të forcës së mohimit dhe deri tek fushatat elektorale që mbahen mend për ahengun dhe batutat e “one-man shoë”.

Kuptohet, në ka diçka për të cilën emri i Edi Ramës do të mbetet si referencë thelbësore në komunikimin politik në Shqipëri është krijimi i efekteve skenike si formë qeverisjeje. Ky është bilanci dhe trashëgimia e tij kryesore në jetën publike dhe kjo nuk mund t’i mohohet! Mund t’i vësh edhe emra apo etiketime të tjera si modernist, populist apo neo-autoritarist, por mbizotëruese mbeten tiparet e prestigjiatorit në secilin prej këtyre roleve. Cirku i tij politik ka qenë i paimagjinueshëm dhe i pashoq në skenën tonë publike dhe në këtë drejtim Rama ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çlirimin e kodeve të komunikimit dhe të përfytyrimit. Me shumë sukses për të si protagonist dhe me efekte pozitive ndoshta sa i përket një lloj demokratizimi në terma të imazhit.

Kur paraqitjet e jashtme dhe imazhi shërbejnë për të komunikuar në terma profesionale të PR-it dhe komunikimit politik modern, në mënyrë etike dhe legjitime, këtu do të kishim një fund të lumtur të historisë. Pothuaj të gjithë politikanët dhe qeveritë e sotme në vendet demokratike aplikojnë praktika të marrëdhënieve publike profesionale dhe strategji të komunikimit politik. Madje këto praktika i përdorin edhe regjimet më diktatoriale e shtypëse të botës së sotme, që supozohet se nuk kanë nevojë për to, sa kohë mund të qeverisin me mjete të tjera. Fasada u hyn në punë të gjithëve. Mirëpo a nuk është qëllimi ai që justifikon mjetin? Kur qëllimi është maksimalizimi i pushtetit si në rastin e Putinit dhe liderëve të tjerë në demokracitë imituese, “politika është një luftë konstante midis formave demokratike dhe substancës jodemokratike” sikurse pohojnë Ivan Krastev dhe Stephen Holmes në librin e tyre ‘Light that Failed”. Kështu ndodh që fasada demokratike në vende me demokraci gjasmuese sikurse ajo e Rusisë së Putinit dhe vendeve ish-komuniste të Lindjes, në vend që të nxisë krijimin e qeverive elektoralisht të përgjegjshme, shërben për një kombinim të rrezikshëm të demokracisë me autoritarizmin. Në të vërtetë, regjime të tilla nuk i varin shpresat as tek loja e imazhit, as tek lojërat ideologjike apo bindja etike. Kudo ku është në pushtet, populizmi nuk sundon intelektualisht, por elektoralisht. Madje edhe populizmi mediatik ose ai i krijuar përmes mediave, sikurse është rasti i Ramës. Ndaj zgjedhjet janë “lepuri” nën kapelën e prestigjiatorit politik. Trukimi i tyre mundëson fasadën dhe anasjelltas.

Tek zgjedhjet qëndron pra e gjithë loja! Rama dhe të tijtë e kanë gjithë specializimin, përvojën dhe sofistikimin e nevojshëm për ta luajtur këtë lojë sërish përpara syve tanë, duke kërkuar edhe duartrokitje në fund për suksesin apo shuplakat. Ndërsa përballon me shou dhe media vetë mediat dhe oponentët publikë, nuk është fasada por paskuinta ajo që vlen më tepër, pasi në terren kanë nisur “përllogaritjet krijuese” të votave. Njëlloj sikurse shprehen studjuesit e përmendur më lart se ndodh në regjimin e Putinit me fiksimin e rezultatit të zgjedhjeve paraprakisht përmes sigurimit dhe planifikimit të tij në terren përkundrejt një përqindje të përcaktuar nga Kremlini qysh më parë, ky është edhe skenari më i keq që duket se i ka të gjitha gjasat të jetë i mundur në rastin e vendeve që gjenden në zgrip drejt autoritarizmit, ndërsa në rastin e Shqipërisë ky skenar është edhe praktikisht më i thjeshtë duke qenë shumëfish më e vogël dhe më e menaxhueshme në terren sesa Rusia e Putinit. Të ashtuquajturit specialistë të votave bëjnë të mundur që të mos ketë surpriza elektorale, atëherë kur një regjim i caktuar ka tipare si ato që ka shfaqur tanimë regjimi i Tiranës, të cilit nuk i thotë gjë aq pluralizmi partiak, as opozitarizmi, as mediat e pavarura, as transparenca publike e aq më pak liria e qytetarëve të mirëinformuar për të marrë pjesë në zgjedhjen e pushtetit.

Kjo është “demokracia e post të vërtetës”, sidomos në mjedise kulturore ku polarizimi ndërmjet demokracisë dhe autoritarizmit nuk ekziston në mendjet e zgjedhësve, pra në vendet ish-komuniste. Projekti i ri politik i Ramës i afrohet kësisoj gjithnjë e më tepër atij të një autoritaristi që demokracinë e ka fasadë njëlloj si spektaklin e tij mediatik, por objektivi i qartë është të fitojë legjitimitetin përmes ruajtjes dhe instalimit të inercisë politike ose status-quos-ë. Këtë ia mundëson ingranazhi i makinerisë elektorale, të cilën e ka plotësisht nën kontroll nëse ka vullnetin për ta bërë këtë. Kështu u projektua edhe Rusia putiniste sipas Krastev dhe Holmes, duke e bërë të pamundur për më tepër përfytyrimin e një alternative ndaj lidershipit politik të Putinit, edhe pse kjo ishte një mungesë e sajuar e alternativave.
Ki edhe në shembullin e mësipërm, mund të ndodhë që nëse nuk përfytyrohet apo nuk shfaqet bindshëm një “kundërelitë” që të mund të krijojë apo të formojë një bazë të gjerë zgjedhësish, si në Rusi ku “Putini dhe rrethi i njerëzve të tij në pushtet krijuan një hapësirë politike që të dukeshin si e vetmja zgjidhje e pranueshme”. Po ashtu, autorët theksojnë se fshehja e paaftësisë për të ndërtuar ka qenë dhe mbetet në qendër të artit të të qeverisurit të Putinit, ndërsa kjo i ka mundësuar atij të ushtrojë pushtet të pakontroluar duke përdorur madje një minimum të forcës. “Në vend që t’i përfaqësojnë votuesit, zgjedhjet e manipuluara synojnë të ekzagjerojnë efektivitin e pushtetit mbi një publik edhe të frikësuar, edhe të bindur”, – theksojnë autorët si rrezik që vjen bashkë me instalimin e këtyre regjimeve pa alternativë, pasi shpresat për “elektoratin e zgjuar nga gjumi që derdhet rrugëve për të mundur makinerinë anakronike të autoritarizmit” shpesh nuk materializohen dhe demokracia e rreme bëhet normë dhe hipokrizi e përgjithshme, ndërsa përgjegjësia e politikanëve ndaj qytetarëve përfundon si diçka iluzive dhe sa për efekte skenike. Tek e fundit magjepsja pas pushtetit është mëkati i preferuar në politikë dhe kështu mund të ndodhë që në biografinë politike të dikujt të mund të shkruhet diçka e ngjashme me atë të hungarezit jo pak të talentuar Viktor Orbanit, tanimë autoritarist i konfirmuar, që përshkruhet si “një ish-liberal, riosh energjik, i pamëshirshëm dhe i talentuar, që përfundoi peng i magjepsur pas pushtetit të tij absolut”. Ndoshta ky është edhe fati i keq i prestigjiatorëve, kur nisin e i besojnë edhe vetë realitetit të trukuar…

ShareTweetSend
Previous Post

Reshjet dëmtojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Elbasan, Balla: Strukturat e shtetit në krye të detyrës

Next Post

Qytetarët të dyzuar për vaksinën, rinia mendon se ka fituar imunitet

Related Posts

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Astrit Patozi: Është edhe më e pistë sesa duket
Forum

Astrit Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

22/01/2021 20:56
”Kurbanët e Ramës”, Manjani: Vetëm Ai nuk ka faj, mbrohet duke sulmuar
Aktualitet

Ylli Manjani: Një listë e përbashkët e opozitës është çështja

22/01/2021 15:36
Shqiptari i përmbytur  që nuk  mbrohet dot nga çadra e gjeopolitikës
Forum

“Pushteti që rrëzoi Republikën dhe nëpërkëmbi qytetarin”

22/01/2021 15:34
Makthi që po e detyron Ramën të “dhurojë” detin
Forum

Përdorimi i viktimave të 21 Janarit për fushatë është më shumë se hipokrizi politike

22/01/2021 15:33
Ballkani e injoron, Kosova e bojkoton takimin e ‘mini-shengenit’ Ballkanik në Tiranë
Forum

“Ne do udhëheqim jo me shembullin e fuqisë, por me fuqinë e shembullit”

22/01/2021 15:20
21 janarin Rama ka frikë ta hetojë, ndaj e blen me çdo çmim…

21/01/2021 22:48
Next Post
Qytetarët të dyzuar për vaksinën, rinia mendon se ka fituar imunitet

Qytetarët të dyzuar për vaksinën, rinia mendon se ka fituar imunitet

Discussion about this post

EDITORIAL

“Asfalti elektoral” grabit pronat e banorëve në Vlorë

“Asfalti elektoral” grabit pronat e banorëve në Vlorë

22/01/2021 19:09

Pasi qeveria transferoi lekët e rrugës së Selenicës që ishin përcaktuar nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe i kaloi në...

30 vite KOHA JONE

Tritan Kokona: Tri kohët e Hafizit dhe kombëtarja

20/01/2021 19:08

(Botuar me 17 Prill 1997 në KOHA JONE) Nga Tritan Kokona- Ukraina me Gjermaninë mbetën prapa me kujtime të mira...

Arban Hasani: Nga kinezi Çan Pao Y, deri te Teleblu

20/01/2021 19:05

(Botuar me 15 Prill 1997 në KOHA JONE) Nga Arban Hasani- Televizioni u shpik në vitin 1926 nga inxhinieri anglez...

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com