Home Aktualitet Rama tregon s...

Rama tregon si e sheh veten pas dy dekadash: Në fshat, pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët

795
0

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj, ka treguar se si e shikon veten e tij pas 20 vitesh.

Ai u shpreh se e imagjinon veten duke jetuar në fshat, “duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj”.

Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron të jetë një të jetë një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët, i gatshëm për të takuar njerëzit që dëshiron.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si për shembull të qep”– tha Rama duke qeshur.

Me tej ai tha se e do veten e tij pas 2 dekadash “Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh. Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq.

Ajo duhet bërë shumë mirë. Është si një lloj përgatitje për tu ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër aty,-rrëfeu kryeministri.

Por nëse e lexon mes rrjeshtave Ramën ai nuk tha pas 5 vitesh apo 10 apo 15 vitesh, fjala vjen, por fiks pas 20 vjetësh.

Pra sa ka kaluar gjysmën e rrugës politike!

Ç’ti bësh! Në vitin 2009 ia morën pushtetin. Me pas ai e ka pushtetin dhe nuk e lëshon edhe pse nuk ka kush e merr! Edhe viti 2025 buzëqesh për të. Me pas ndërron Kushtetutën, e kthen në Republikë presidenciale si Franca, ku Presidenti ka 7 vjet mandat. E ripërsërit edhe 7 vjet të tjera dhe ja u bënë edhe 20 vjet, kohë kur Rama llogarit të shkojë në katun…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit