Rama: Turizmi i aventurës po kthehet në potencial të madh turistik në Shqipëri (Pamjet)

“Quad Squad Durrës” sjell një eksperiencë të re për të gjithë të apasionuarit e turizmit të aventurës, atë të eksplorimit të shtigjeve natyrore përmes turit me motorra, duke nisur nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit drejt zonave kodrinore të Kallmit.
Turizmi i aventurës po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri, duke u kthyer në një potencial të madh turistik dhe në një mundësi të artë të zhvillimit të zonave rurale, ku mijëra vizitorë, kryesisht të huaj zgjedhin shtigjet shqiptare për të eksploruar natyrën”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP