Rama zbulon datën dhe qytetin: Ja kur mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë

Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë mbledhjen e radhës mes dy qeverive. Nga Prishtina, gjatë konferencës me kryeministrin Albin Kurti, pas takimit me të, kryeministri Edi Rama zbuloi se takimi i përbashkët mes dy qeverive do të zhvillohet javën e fundit të muajit nëntor, në Durrës.

Në javën e fundit të nëntorit, do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në Durrës, dhe do të punojmë intensivisht për të bërë gjithë skanimin e marrëveshjeve dhe për të vendosur pikat mbi i për të gjitha vendimmarrjet e mbledhjeve të dy qeverive”, tha Rama.

SHKARKO APP