Home Aktualitet Ramës i nevoj...

Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit

73
0

Nga Eduard Zaloshnja

Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit.

“Lufta ndaj korrupsionit nuk është luftë vetëm e sistemit të drejtësisë; ajo është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht hapësirat korrupsionit”, tha Rama. “Se në fund të fundit, çfarë është korrupsioni në thelb? Është alternativa e një shërbimi të munguar, alternativa e një të drejte të mohuar, alternativa e një merite të paplotësuar; pra, diçka që dikush nuk e siguron dot në rrugë të ligjshme e të drejtë, përpiqet ta marrë duke paguar nën dorë”, u shpreh ai.

Nga shpjegimi që ka dhënë në podcast, dhe duke ditur se Rama ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj sondazheve të opinionit, duket se ai ka marrë sinjale nga sondazhet e tij të brendshëm periodikë, se shumë nga votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverinë për korrupsionin kapilar me të cilin përballen çdo ditë në administratën publike.

Në fakt, kjo pakënaqësi u evidentua edhe në një sondazh rigoroz që drejtova së fundmi në terren, krejt i pavarur politikisht. Në të rezultoi se vetëm 1/3 e simpatizantëve të Ramës kanë një vlerësim pozitv për luftën e qeverisë kundër korrupsionit.

Dhe teksa Rama po i afrohet vitit të dymbëdhjetë në krye të qeverisjes, ata 800 mijët që e votojnë rregullisht mund të firojnë e të mos mbesin as 700 mijë, nëse nuk binden se ai do ta marrë seriozisht sfidën ndaj korrupsionit…

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit