Home Aktualitet Ramush Haradi...

Ramush Haradinaj në Tropojë, vlerëson çlirimtarët në luftën e Kosovës

109
0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, qëndroi në Tropojë, ku vlerësoi me medalje çlirimtarët e Kosovës nga kjo trevë e Shqipërisë.

Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK e ish-kryeministër i Kosovës u prit me tupanave e valle në Tropojë.

Busti i Bajram Currit në qendër të qytetit ishte ndalesa e parë.

Në Bashki e pritën ish-luftëtarë të UÇK nga Tropoja dhe familjarë të dëshmorëve të luftës për liri.

Ay nderoi me medaljen  “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për të rënët për liri, Tahir Sinanin, Fatmir Doççin dhe Bilbil Breçanin.

Vlerësime edhe për gazetarin Ismajl Buçpapaj, bashkinë e Tropojës dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar.

Kryetari i AAK-së pati një takim edhe me punonjësit e Spitalit të Kukësit, të cilët i falenderoi për ndihmën dhe angazhimin e tyre në trajtimin e të plagosurve mes luftëtarëve të UÇK-së.

Një dekoratë shkoi për mjekun kirurg, Sokol Sula, i cili nuk jeton.

Ish-kryeministri i Kosovës vizitoi edhe kullën patriotike të Binak Alisë në fshatin Bujan dhe bëri homazhe në Lapidarin e Gashit për të rënët në luftë.

“Në vazhdim të vizitës në Rrethin e Tropojës, kam bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të këtij rrethi.

Gjithashtu kam ndaluar te disa monumente që simbolizojnë dhe ruajnë pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në tre shekujt e fundit, Spitalin “Isa Zllami” që ishte adresë e trajtimit të qindra luftëtarëve të UÇK-së, Kullën e Binak Alisë, që shërbeu si gjykatë dhe kuvend në të cilën u morën shumë vendime të rëndësishme, Kullën ku u lind e u rrit Heroi Kombëtar Mic Sokoli, që shpërfaq dëshmi të shumta të rezistencës kundër pushtuesve dhe Lapidarit në Rrugën e Gashit që i kushtohet kuvendeve, betejave dhe kryengritjeve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Kam vizituar edhe shtëpinë e të ndjerit Hamdi Bajraktari, që ka vlerë të madhe emocionale për mua, ku takuam të shoqen e Hamdiut, Bardhen, të birin Agronin dhe familjarë të tjerë. Gjatë organizimit të Luftës Çlirimtare, kjo shtëpi ishte strehë dhe sofër për mua e për vëllain tim Luanin, por edhe shumë luftëtarë të lirisë. Evokuam shumë kujtime të ditëve më të lavdishme dhe piva ujë në kroin ku kemi pirë bashkë me Luanin.
Për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për familjen e prijësit dhe gjykatësit popullor Binak Ali Mulosmani, familjen e atdhetarit Brahim Shpend Bajraktari, Dr. Sokol Sula (post mortem) dhe Spitalin “Isa Zllami”.
Falënderoj kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Rexhë Byberi për pritjen. Falënderoj secilin tropojan që në çdo vizitë, më bëjnë të ndjehem si në shtëpinë time!”, shkruan ne rrjetet sociale, Ramush Haradinaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit