Home Aktualitet Raporti i KiE...

Raporti i KiE për zgjedhjet, Zekthi: Ne nuk e meritojmë të jemi në BE, një dorë e vetme ka të gjithë institucionet

12
0

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, Fitim Zekthi ka komentuar, raportin e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Zekthit raporti është një skaner shumë i saktë i asaj që ka ndodhur në zjedhjet parlamentare, teksa shton se institucionet e vendit tonë janë kapur nga një dorë.

“Raporti shenjon të gjitha defektet e pushtetit zgjedhor. Raporti është një skaner shumë i saktë i asaj që ka ndodhur. Fakti që një organizatë e tillë kaq e rëndësishme dhe e fuqishme tregon saktësisht atë që ka ndodhur, për mua është fatkeq për Shqipërinë dhe fatlum nga ana tjetër dhe ne kemi nevojë të kuptojmë të vërtetën dhe kemi nevojë të shërojmë atë sëmundje që ka kapluar vendin që është manipulimi i zgjedhjeve.

Po të shohësh raportin me detaje, do shikosh që nuk bëhet  fjalë për një vend normal, po në një shtet ku një dorë e vetme ka në dorë të gjithë institucionet. Ka qenë një raport i plotë. Por sot qeveria shqiptare është më shumë se kurrë përballë kësaj të vërtete, Shqipërisë iu dha dora, por pavarësisht kësaj kjo qeveri nuk mund të reformohet dhe do bëjë më keq gjërat.”, u shpreh Fitim Zekthi.

Më tej ai ka thënë se vendi ynë nuk e meriton të hyjë në Bashkimin Evropian, dhe për këtë ai fajëson qeverinë.

“Më të thënë të drejtën ne nuk e meritojmë të jemi në BE. Shqiptarët janë një popull shumë i mirë. Ne nuk e meritojmë të hyjmë në BE, jo si popull por qeveria shqiptare nuk e meriton të futet në BE sepse qeveria dhe institucionet kanë punuar në mënyrë të shëmtuar duke e lodhur dhe më shumë popull.”, theksoi Fitim Zekthi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit