Home Aktualitet Raporti i KLP...

Raporti i KLP, Gent Ibrahimi: Prokurorët pa status nuk mund të kenë sukses në luftën kundër krimit

18
0

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi foli për raportin e KLP-së për vitin 2020.

Gjatë fjalës së tij Ibrahimi u ndal tek statusi i prokurorit, për të cilën tha se prokurorët pa garantimin e statusit, nuk mund të kenë suksesin e duhur në luftën kundër krimit.

“Trajnimi i prokurorëve të të gjitha niveleve është kusht i detyrueshëm. Garantimi i pavarësisë integritetit, profesionit dhe përgjegjshmërisë së prokurorëve janë elementë thelbësorë. Garantimi përfundimtar i këtij kuadri vlerash është edhe arsyeja përse ekziston Këshilli i Lartë i Sigurisë. Këto janë përgjegjësi të rëndësishme dhe jetike për garantimin e statusit të Prokurorëve. Prokurorët pa status nuk mund të kenë sukses në luftën kundër krimit”, tha Ibrahimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit