Home Aktualitet Raporti i vde...

Raporti i vdekjeve, shqiptarët po i vret më shumë zemra

57
0

Shqiptarët i vret më shumë zemra. 2021 rriti numrin e vdekjeve me 10.5 % krahasuar me një vit para tij. Në Shqipëri gjatë këtij viti kanë humbur jetën gjithsej 30,507 persona, pjesa më e madhe të ndikuar nga virusi i Covid-19. Gjatë këtij viti kemi humbur më shumë meshkuj. Përllogariten 3200 humbje jete më shumë se sa femrat.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2021 grupi i sëmundjeve që lidhen me probleme të zemrës dhe ishemitë zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej. Përllogarten se humbin jetën për shkak të këtyre problemeve 568,6 persona për 100 mijë banorë. Shqetësues është fakti se krahasuar me një vit më parë, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.

Rritja e vdekshmërisë gjatë vitit 2021 sipas ekspertëve është ndikuar edhe nga pasojat që Covid-19 shkaktoi në shëndetin e përgjithshëm të popullsisë dhe një faktor që e tregon këtë është rritja e numrit të vdekshmërisë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Gjatë kohës së pandemisë shumë qytetarë me sëmundje të rënda anashkaluan mjekimin për shkak të frikës duke rënduar gjendjen shëndetësore.

Gjirokastra regjistron numrin më të lartë të vdekjeve për 100 mijë banorë, dhe shkak kryesor kanë tumoret, ndërsa më i ulëti regjistrohet në qarkun Kukës. Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të vdekshmërisë për grupin “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët. Gjatë 2021 humbën jetën: 16 883 meshkuj, 13 624 femra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit