Raporti për 25 prillin, reagon BE: Konfirmohet keqpërdorimi i burimeve shtetërore!

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në faqen e tij zyrtare, delegacioni thekson se ky raport konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe se KQZ mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente.

“Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.

Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”, thuhet në reagim.

 

SHKARKO APP