Kryeministri Rama ka reaguar sonte rreth orës 23.15 në lidhje me kërkesën ultimative të SHBA drejtuar Serbisë për tërheqjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.