Real Madrid po përgatit një tjetër ofertë për të rrëmbyer Mbappe. Sipas “TodoFichajes.com”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro plus yllin belg Eden Hazard PSG-së në këmbim të kampionit francez Kylian Mbappe.
Klubi merengues nuk e ka fshehur kurrë interesin për 22-vjeçarin kampion bote me Francën në Botërorin rus të vitit 2018. Aktualisht Mbappe në transfermarkt vlerësohet plot 180 milionë euro dhe vështirë se PSG do të pranojë ofertën e drejtuesve të Realit që kërkojnë të përfshijnë në marrëveshje një lojtar me shumë ulje-ngritje si Hazard.
Discussion about this post