Home Aktualitet ”Recipr...

”Reciprociteti për targat” i aplikuar sot nga Kosova, ja çfarë duhet të dini

58
0

”Reciprociteti për targat” i vendosur nga qeveria e Kurtit për automjetet serbe që hyjnë në Kosovë ka trazuar politikën me Serbinë. Kurti tha se reciprociteti u imponua nga Serbia. Kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quan kërcënim për ta.

Çfarë është “reciprociteti për targat” dhe ku e ka zanafillën?

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë nuk njeh as targat e saj që kanë si akronim RKS (Republika e Kosovës). Për disa vite Serbia ka nxjerrë një numër të madh targash për serbët e Kosovës, të cilat kanë pasur vetëm akronimet e qyteteve. Këto targa janë konsideruar të paligjshme nga Kosova.

Çështja u vu në diskutim në vitin 2011 kur nisi në Bruksel dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët arritën marrëveshje që automjetet e Kosovës të qarkullonin me targa të përkohshme në Serbi dhe ato të Serbisë të qarkullonin me targa të mbuluara nga simbolet shtetërore në Kosovë.

Nuk është e qartë nëse Kurti ka pasur konsultime me BE-në për vendimin e marrë, mirëpo ai thekson se ka vijuar të zbatojë të njëjtën marrëveshje.

Serbia për targat kosovare:

Automjetet e regjistruara në Kosovë lejohen të qarkullojnë në Serbi vetëm me targa të përkohshme të Serbisë (me akronimin KS).

Targat e përkohshme kushtojnë 3.5 euro (420 dinar) dhe vlejnë 60 ditë.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Kosova për targat serbe:

Automjetet e regjistruara në Serbi lejohen të qarkullojnë në Kosovë vetëm me targa të përkohshme të Republikës Kosovës (me akronimin RKS).

Targat e përkohshme kushtojnë 5 euro dhe vlejnë 60 ditë.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Në Kosovë opozita ka ngritur shqetësimin se në këtë mënyrë po penalizohen edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit