”Reciprociteti për targat”, vijon bllokada në rrugë

Serbët vijojnë të bllokojnë rrugët pranë pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, në shenjë proteste kundër masës së reciprocitetit për targat.

Forcat e policisë qëndruan në gatishmëri përgjatë gjithë natës, ndërsa më herët gjatë së hënës u hodh gaz lotsjellës për të zhbllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Në një takim të zhvilluar të martën me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefin e zyrës së BE në Kosovë, kryeministri Albin Kurti theksoi se vendimi për targat nuk është provokues, dhe se sjellja e policisë ka qenë korrekte.

”Ligji është zbatuar dhe është siguruar trajtimi i barabartë. Prania forcave të policisë aktualisht, është për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me automjete rrugët që çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”.

SHKARKO APP