Home Forum Redjon Shtyll...

Redjon Shtylla: S’ka dyshime, nesër Big Brother e fiton fenomeni i lojës!

1708
0

Nga Redjon Shtylla

Nesër në mbrëmje merr fund aventura e ”Big Brother Albania Vip 3”. Pas 4 muajve plot sherre, debate, miqësi, dashuri dhe bebe, njëri prej Eglës, Heidit, Merionit, Romeos dhe Julit do të shpallet fitues i 100 mijë eurove. Gara është e fortë, pasi nëse në Big 1 ishte mes Donaldit dhe Ilirit, tek dyshi ishte fenomeni i vetëm Luiz Ejlli, këtë vit janë 5 banorë që janë kokë më kokë për çmimin e madh.

Nesër fitoren e meriton më së shumti banori që krijoi situata, prodhoi këtë Big Brother me dinamikat dhe kurrë e heshtur. Ajo është e vetmja, pa një publik apo fansa të çmendur nga pas. Aktorja Egla Ceno është kryefjala e Big Brother. Personazhi që aktorja shfaqi në shtëpinë e Big-ut është një mix, me 7 personalitete, ku në këtë Big që nuk është program edukues, por garë, dhe ajo dha përballje të forta, gjuhë të rëndë me fjalë ofenduese dhe denigruese.

Pati aleanca të heshtje, lojtare e ftohtë dhe krijoi situata në çdo moment, madje edhe në këto momente. Ajo është stratege. Egla ngriti kauza me impakt që shkuan përtej mureve të Big-ut dhe ka hapi një kauzë të madhe, ngacmimet seksuale në ambientet e punës dhe ka bërë që emisionet televizive, vetë figurat publike të flasin për këtë temë.

Në lojë nëse nuk ke një strategji, je humbës dhe Egla e ka një të tillë. Ajo është fenomeni i batutave, i memeve dhe i provokimeve më të forta. Egla është kryefjalë në rrjete sociale dhe videot e saj marrin mijëra reagime. Vlen të përmendet se videoja e saj në Dhomën e Bardhë ka marrë gati 5 milion shikime në Instagram, si asnjë postim tjetër, qofshin edhe ato të fenomenit Luiz.

Është nxitëse e situatave, i ka nxjerrë banorët në realitetin e tyre, dhe nuk tërhiqet për ato që vepron. Strategjia e saj është që luan me limitet. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më pas javë pas jave i bëri të gjithë të flasin me veten, tregon shumë.

Ajo ka një stili brutal psikologjik. Disa personazhe e kanë veçorinë që ta bëjnë publikun që të ndahet, në pro dhe kundër, por kjo nuk i sjell asgjë të keqe Eglës, përkundrazi, e ka kthyer atë në personazhin që edhe banorët kur dalin nga shtëpia që e shohin si fituese.

Këtë vit moderimi ishte në kostumin e Ledion Liços, që padyshim me karizmën, batutat, ironitë dhe ”qetësinë”, e kthyen atë në simbol të Big Brother. Kishte vite larg ekranit, edhe pse çdo ditë jeton me Top Median, moderimi i ”Big Brother Albania Vip 3”, tregoi në fund të 4 muajve, se ky format bëhet edhe pa figurën ikonike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit