Home Uncategorized Reeker sot në...

Reeker sot në Tiranë, takon Ramën dhe Bashën

26
0

Ndihmës-sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të mbërrijë sot në Tiranë, për të zhvilluar disa takime, me në qendër diskutimet e raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Sipas raportimeve, Reeker do të takojë fillimisht Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përtej raporteve, do të ketë bisedime edhe për çështjet shqetësuese për të dyja palët. Një takim, Reeker do ta ketë edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai parashikohet të ndodhë rreth orës 11:30. Detaje gjithsesi, nuk janë bërë me dije. Pas qëndrimit në Shqipëri më 30 qershor, Reeker do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, më 1 korrik, ndihmës-sekretari mbërrin në Ohër. Aty, ai pritet të jetë pjesë e konferencës “Rruga drejt Prespës”. Në këtë konferencë, do të theksohet mbështetja e vazhdueshme amerikane për dialog dhe bashkëveprim në procesin e stabilitetit dhe progresit rajonal. Më pas, ai do të vijojë takimet me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani. Në takime mes zyrtarëve të lartë, pritet të diskutohen prioritetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë e Reeker vjen pas pranisë së shtuar amerikane të kohëve të fundit në rajon. Kryeministri Rama ka pasur më parë një takim më 13 qershor, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Aty është nënshkruar një marrëveshje mbi koordinimin e teknologjisë 5G. Takimi u zhvillua në Bruksel, por tregoi sërish mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë. Mbështetje, e cila është dhënë edhe në anëtarësinë e fituar në Këshillin e Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, apo zhvillimin e programit Defender Europe 21, me pjesën më të madhe të zhvilluar në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit