Refuzojnë vaksinën, tampon çdo javë nga mësuesit dhe studentët

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët u bënë thirrje institucioneve arsimore që të respektojnë protokollet anti-covid. Mësuesit dhe studentët që refuzojnë kryerjen e vaksinës, çdo javë duhet të bëjnë tamponin për të provuar negativitetin ndaj Covid-19.

Të pyetur nga A2 CNN në lidhje me blerjen e certifikatës anti-Covid në pikat e vaksinimit, ekspertët nuk e mohuan fenomenin. Ata e cilësuan kriminale, ndërsa u shprehën të hapur për të bashkëpunuar me organet hetimore.

42% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë anti-covid, ndërsa 32% janë vaksinuar me të dyja dozat.

SHKARKO APP