Regjistrimi për klasë të parë në portalin e-Albania, prindërit në Kukës hasin vështirësi

Regjistrimi në shkolla për klasat e para për herë të parë po bëhet online përmes portalit e-albania. Kjo risi nuk është shumë e gjetur, pasi prindërit në qytetin e Kukësit po hasin vështirësi për regjistrimin e fëmijëve përmes portalit. Ata janë të detyruar që t’iu drejtohen shkollave për të marrë informacione se si duhet të veprojnë.

Mësuesit e klasave të para thonë se procesi po shkon mirë, por ka prindër që kanë vështirësi sa me regjistrimin në portalin e-Albania, aq edhe me mungesën e internetit apo të pajisjeve.

Procesi nisur që nga data 15 qershor dhe sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, do të vijojnë aplikimet deri më 30 qershor të këtij viti. Aplikimi në mënyrë elektronike shmang regjistrimin e fëmijëve në shkollat preferenciale që nuk i përkasin zonës së banimit.

SHKARKO APP