Home Aktualitet Rekord pasagj...

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit

99
0

Që nga fillimi i këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit regjistroi mbi 3 milionë e 390 mijë pasagjerë, ose 67% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Referuar një postimi në rrjetet sociale, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit vetëm në 20 ditët e para të këtij muaji është përdorur nga mbi 617 mijë pasagjerë, ndërsa janë ulur dhe ngritur mbi 3 mijë e 900 avionë.

Këto shifra janë arritur edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë Vetëm në 4 muajt e parë të vitit kanë hyrë në vendin tonë rreth 2,3 milionë turistë, ose 38% më shumë se një vit më parë.

Ndërsa viti që lamë pas u mbyll me rreth 10,1 milionë turistë, qeveria parashikon që në 2024 shifra e turistëve që huaj që vizitojnë Shqipërinë të arrijë në 14 milionë.

SCAN

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit