Home Bota Rënia e linds...

Rënia e lindshmërisë, qeveria do financojë takime romantike mes çifteve në hotel

0
0

Qeveria në Korenë e Jugut ka nisur të marrë masa për të frenuar plakjen e popullsisë. Për të ndryshuar prirje negative, agjenci të shumta mblesërie janë hapur në vendin aziatik, ndërsa transmetohen edhe telenovela romantike më të ndjekura në të gjithë botën.

Shteti ka nisur të financojë dhe organizojnë “takime” për beqarët me shpresën për të inkurajuar çiftet e reja që të bëjnë më shumë fëmijë dhe për të frenuar rënien e numrit të martesave. Në Seongnam, një qytet afër Seulit, një takim i tillë u organizua në fillim të korrikut në një prej hoteleve më të madhja në qytet. Midis mijëra kërkesave u zgjodhën njëqind pjesëmarrës.

Mes dhomave të hotelit të dekoruara me tullumbace dhe muzikë romantike në sfond, 100 pjesëmarrësit ndoqën, ndër të tjera, një mësim për stërvitje sentimentale. Në fund të mbrëmjes, vetëm 30 prej pjesëmarrësve u bënë çift me njëri-tjetrin. Për ngjarje të tilla, bashkia e Seongnam ka investuar rreth 192,000 dollarë.

Dhe vlerësimet nuk janë inkurajuese, pasi deri në vitin 2050, numri i fëmijëve dhe personave të moshës 15-64 vjeç parashikohet të ulet me një të tretën, ndërsa numri i të moshuarve është dyfishuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit