Republika Çeke arriti që të siguronte mbrëmjen e djeshme kualifikimin në Grupin E, në vendin e dytë menjëherë pas nesh. Çekët triumfuan ndaj Moldavisë në shtëpi, ndërkohë që trajneri Jaroslav Silhavy gjithsesi ka dhënë dorëheqjen pas ndeshjes.
“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin Petr Fouska. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë.
Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por kam gjithë ekipin tim të stafit që më mbështet. Jam i bindur që bëmë një punë të mirë dhe dolëm me rezultate të mira”, deklaroi Silhavy.