Vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës.
Nga të dhënat e fundit raportohet se trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra.
Njoftimi:
Në Qarkun Korçë gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intesitet të lartë dhe dëborë në zonat +1200m , të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës varion nga 5 cm – 15 cm.
Po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje. Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjete të vogla në orët e paradites.
Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme.
Nga kontraktorët po kryhen kontrolle dhe pastrime të karexhatës nga ujërat dhe aluvionet.
Puna vazhdon.
Discussion about this post