Riaktivizohet vatra e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje

Zjarri është riaktivizuar në qendrën tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes mbrëmjen e sotme. Një vatër në katin e fundit të pallatit 12-katësh është aktivizuar sërish. Kujtojmë se pallati u përfshi nga flakët ditën e sotme për arsye ende të pazbardhura zyrtarisht, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.