Richard Grenell, një javë pushime në Shqipëri. Flet për Ramën, Berishën dhe pse gabon Albin Kurti me “Open Balkan”

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po kalon pushimet në Shqipëri.

Richard Grenell u takua me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta me të cilët ka postuar edhe foto, e ndërsa tani po shijon bregdetin shqiptar.

Në një intervistë për News 24, Grenell thotë se ka mbetur i mrekulluar nga bregdeti shqiptar, dhe shton se vizita e tij lidhet edhe me mundësitë për investime të huaja në Shqipëri dhe në gjithë rajonin: Dua shqiptarët, dua kuzhinën dhe do shijojmë bregdetin deri javën tjetër, thotë ai.

Grenell ka komentuar edhe vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Open Ballkan” siç është emërtuar Minishengeni Ballkanik. Për të vendimi i Albin Kurtit është thjesht i gabuar.

Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Por vizionar quan Edi Ramën i cili ka treguar lidership në këtë iniciativë që sipas tij do të krijojë më shumë vende pune për shqiptarët e jo vetëm për gjithë Ballkanin.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

I pyetur për vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha apo edhe për deklaratën e këtij të fundit për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua në komente.

Këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do i komentoj”, tha Grenell.

SHKARKO APP