Home Aktualitet Rikthehen res...

Rikthehen reshjet e borës në vend, ARRSH: Kujdes në këto akse

292
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se janë rikthyer reshjet e dëborës.

Intensiteti i tyre është mesatar.

Borë po bie në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe Boboshticë-Dardhë.

Borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

Njoftimi i ARRSH:

Në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit