Rikthehet Champions League/ Milani pret Dortmundin, PSG duel vendimtar me Newcastle

Sonte në mbrëmje rikthehet magjia e Champions League, me ndeshjet e pesta në grupe që do të vendosin fatin e disa skuadrave.  Vëmendja është te grupi i ferrit, aty ku Milan pret Dortmund në “San Siro”.

Trajneri Stefano Pioli ka disa mungesa si Leao, Okafor dhe Kalulu nuk ia kanë dalë të jenë pjesë e skuadrës pasi janë të dëmtuar. Edhe te gjermanët, dy lojtarë janë në dyshim, Adeyemi dhe Haller, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Edhe ndeshja tjetër e grupit premton spektakël. Paris Saint Germain pret Newcastle në “Parc De Prince”. Francezët kërkojnë vetëm fitore nëse duan të hedhin një hap drejt kualifikimit, ndërsa anglezët në rast të një humbje do t’i shuanin të gjitha shpresat për një biletë më tej.

Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Barcelonës dhe Portos, një sfidë direkte për të marrë kreun e grupit. Aktualisht, dy ekipet janë në kuotë të barabartë pikësh me 9 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit Antverp ku aktivizohet dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbnor Muja, do të përballet me Shaktar Donetsk.

Ne Grupin E, llogaritë janë ende të hapura pasi në garë janë 3 skuadra. Atletico Madrid udhëton në Holandë përballë Feyenoord. Spanjollët aktualisht janë në vendin e parë dhe do i mjaftonte një fitore sot për të blinduar një biletë kualifikimi për më tej. Nga ana tjetër, Lazio përballet me Celtic, ekipin e fundit në grup. Edhe italianët do të mjaftohen me një fitore sot për të hipotekuar kualifikimin.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "MATCHDAY 5 TUESDAY FIXTURES LAZIO VS SHAKHTAR DONETSK CELTIC VS FEYENOORD ANTWERP VS PARIS ATLÉTICO MILAN VS VS NEWCASTLE MAN CITY DORTMUND DORT YOUNG BOYS LEIPZIG VS VS VS BARCELONA CRVENA ZVEZDA PORTO"

SHKARKO APP