Home Aktualitet Risi në këtë ...

Risi në këtë Big Brother, finalistët ndahen në çifte për çmimin e madh. Opinionistët tregojnë pse u eleminua Meritoni

189
0

Një risi për ”Big Brother Albania Vip 3”, por që është përdorur në shtetet e tjera, u aplikua këtë finale. Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin.

Meriton Mjekiqi ishte finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP Albania 3 që la në mes ëndrrën për çmimin e madh. Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj treguan se çfarë mund ta ketë penalizuar Meritonin që ishte më pak i votuari nga finalistët.

Arbër Hajdari: Gara ka qenë e fortë, për hir të vërtetës gara do të ketë qenë e fortë. Ndoshta një gjë që mund ta ketë penalizuar, kanë qenë debatet e vazhdueshme me Eglën apo Heidin. Pati progres, pati rritje, si lojtar i fortë. Publiku është i ndarë në 5 pjesë dhe mesa duket këto 4..

Ori Nebijaj: Besoj që kjo finale i ka 5 fitues, ai që do marrë trofeun nuk do ketë diferencë të madhe. Meritoni ka qenë një nga lojtarët që ka pasur ndryshimet më të mëdha, jam shumë e kënaqur për të. E ka thënë që ky BB më vlen që do dal një Meriton më i mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit