Home Aktualitet Rivlerësimi i...

Rivlerësimi i pronave me 3 %, nisma e deputetes: Përfitues ata që janë në proces legalizimi dhe me kontratë porosie

199
0

Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e PS-së Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.

Nëse nisma miratohet, atëherë rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrii të pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, raporton SCAN.

Miratimi i këtij projektligji parashikohet të ketë efekte të drejtëpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Ky proces ka rezultuar me interes të lartë për qytetarët në vitet e mëparshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit