Home Aktualitet Roberto Benig...

Roberto Benigni, sot në Vatikan në takimin e parë të madh të fëmijëve

31
0

Aktori italian Roberto Benigni, si Wojtyla. Në monologun e tij në Sheshin e Shën Pjetrit me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve me Papën Frnaçesku, artisti i ftoi fëmijët të mos kenë frikë:

“Ju mund të zbuloni se bota nuk është vend i bukur, por mos kini frikë. Mos ikni. Hidhuni brenda jetës! Mësoni sa më shumë fjalë që të mundeni për shëndetin tuaj. Sepse po të mos i keni fjalët e nevojshme për t’u shprehur duke u rritur, do ta ndjeni veten keq. Lexoni fjalorë, libra: kushton më pak një fjalor, se një vizitë te mjeku. Jepni kontributin tuaj për të mirën”.

Këto fjalë i tha Benigni, ashtu si di ai! E, më pas, vërejti: ”E vetmja gjë e arsyeshme që kam dëgjuar të thuhet në jetën time, është ajo e Jezusit kur, gjatë Predikimit në Mal, na thotë: lum të mëshirshmit! Që pastaj ka kuptimin të kujdesesh për dhimbjen e të tjerëve, të falësh, të jesh thellësisht i ndjeshëm. Është e vetmja ide e mirë e shprehur në historinë e njerëzimit:

“Duaje këdo, që e ke pranë”…

R.SH. / Vatikan

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit